
Vendimi për pjesëmarrje në forcën ndërkombëtare stabilizuese kalon pa asnjë votë kundër.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Ky vendim është miratuar me 89 vota “për” dhe asnjë kundër, duke marrë mbështetjen e të gjitha partive politike në Kuvend.
Pas votimit, deputetët kanë duartrokitur, duke shënuar një mbështetje të gjerë për këtë angazhim ndërkombëtar të FSK-së.



