Lajm i mirë për punëtorët e RTK-së, Qeveri në detyrë ndan paratë nga “kursimet”

Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur një mbledhje, ku ka marrë një vendim për pagat e papaguara të punëtorëve të RTK-së.

Në mbledhje është njoftuar se paratë e nevojshme do të ndahen nga “kategoria e kursimeve”.

banner

Që në muajin gusht ne e bëmë një zgjidhje të përkohshme, duke dhënë overdraftin për RTK me shpresën që pas konstituimit të kuvendit dhe themelimit të komisioneve parlamentare, të arrihet zgjidhja e duhur për të cilën kishim përgjegjësi të gjitha partitë politike parlamentare. Ne nuk i kishim votat e mjaftueshme pasi partitë tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK. Siç edhe e ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati këtë të hënë në konferencë, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje, mjetet e nevojshme po ndahen nga kategoria e kursimeve. Pra kjo zgjidhje e sotshme, apo më mirë të themi mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar, pas përpjekjeve tona të vazhdueshme në kuvend për ta miratuar aty buxhetin për RTK’në” – ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.