LDK e mbyll fushatën në Viti, e “kall” atmosferën për Sokol Halitin

Pas përmbylljes madhështore të fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti, kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri, Sokol Haliti, ka dërguar një mesazh mirënjohjeje për qytetarët, duke theksuar se mbështetja e tyre ka vulosur fitoren e LDK-së në këtë komunë.

Sot, ju ja dhatë vulën fitores! Çdo duartrokitje, çdo përqafim, çdo buzëqeshje që pashë sot më dha forcën dhe besimin se fitorja jonë është e pashmangshme,” ka deklaruar Haliti, duke shtuar se qytetarët e Vitisë janë “zemra e kësaj fushate dhe fryma e vazhdimësisë që e do komunën përpara.”

Ai ka rezervuar një falënderim të veçantë për Forumin Rinor të LDK-së, për energjinë dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë gjithë fushatës.

“Jeni shembulli më i bukur i bashkimit dhe dashurisë për komunën tonë,” ka theksuar ai.

Haliti po synon edhe një mandat të ri, që do të ishte mandati i katërt, një gjë e paarritur më parë në historinë e Vitisë.

Back to top button