
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar Xhemail Mustafën, ish-themelues i LDK-së, që u vra 25 vite më parë, vrasje ende e pa zbardhur.
LDK-ja ka publikuar një video, ku ka kujtuar historinë biografike të Mustafës, që ishte edhe këshilltar i Ibrahim Rugovës, ish-president historik i Kosovës.
LDK-ja ka vlerësuar lartë figurën e Mustafës.
“Historia e Xhemail Mustafës është histori e LDK-së. Histori e Kosovës. Histori e guximit intelektual, e rezistencës morale dhe e dinjitetit kombëtar. Ai është një prej atyre burrave që nuk u larguan, që nuk u frikësuan, që nuk u bindën – sepse besuan” – ka shkruar LDK-ja, transmeton Gazeta Politika.



