“Zbardhjen e vrasje gjatë dhe pas luftës”: Çka thuhet në pikën që LDK-ja e propozoi në rezolutën pro Thaçit dhe të tjerëve?

LDK-ja ka propozuar një pikë shtesë në rezolutën rreth gjykimit në Hagë të katër ish-krerëve të UÇK-së.

Në emër të LDK-së, pikën shtesë e propozoi Jehona Lushaku – Sadriu, kryetare e grupit parlamentar të LDK-së.

banner

Në këtë pikë theksohej zbardhja e vrasjeve të ndodhura gjatë dhe pas luftës.

“Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit së Kosovës, si dhe inkurajon mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare për intesifikimin e përpjekjëve drejt zbardhjeve të plotë të të gjitha vrasjeve të pazbuluara të ndodhura gjatë dhe pas luftës në Kosovë me qëllim që të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat, të zbardhet e vërteta dhe të fuqizohet shteti i së drejtës mbi parimet e paanësisë dhe barazisë para ligjit” – ka thënë Lushaku në emër të LDK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.