LDK nënshkruan marrëveshje parazgjedhore me PD dhe AKR

Aleanca synon të krijojë një front të përgjegjësisë për qeverisje të mirë dhe zhvillim ekonomik në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nënshkruar sot një marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë (PD) dhe Aleancën Kosova e Re (AKR). Sipas marrëveshjes, PD do të ketë dy kandidatë dhe AKR tre kandidatë në listën e LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

banner

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e përshkroi bashkimin si një “bashkim natyral” të forcave që besojnë në shtet, ligj, zhvillim dhe orientim euroatlantik. Ai theksoi se kjo aleancë është një hap drejt ndërtimit të një shumice politike të përgjegjshme, që synon rikthimin e institucioneve, transparencën dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ky bashkim është pjesë e përpjekjes më të madhe të LDK-së për të nxjerrë vendin nga kriza, për të hapur rrugën e zhvillimit dhe për t’i rikthyer shpresën qytetarëve”, tha Abdixhiku. Ai gjithashtu përmendi rëndësinë e orientimit pro-perëndimor dhe partneritetit të Kosovës me BE, NATO dhe SHBA-të.

LDK e prezanton këtë aleancë si një front të përgjegjësisë dhe fton qytetarët të mbështesin një qeverisje stabile dhe me vizion për Kosovën.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.