
Evenimenti mbahet nën përkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) njofton se nesër, më 21 janar, do të organizojë një Akademi Përkujtimore për të shënuar 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës.
Akademia mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe do të zhvillohet në orën 11:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Ky aktivitet përkujton jetën dhe veprën e Rugovës, si figurë kyçe e historisë së Kosovës dhe udhëheqës i paqes dhe demokracisë në vend.



