LDK triumfon në 7 komuna, përfshirë Prishtinën, Lumir Abdixhiku falënderon qytetarët dhe aktivistë

Partia e qytetarisë rikthehet në kryeqytet pas 12 vitesh, Abdixhiku thekson përgjegjësinë dhe përkushtimin për të gjithë qytetarët.

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duke theksuar se Kosova ka folur me votë, besim dhe qartësi, duke dëshmuar vlerën e demokracisë.

banner

LDK ka fituar në 7 komuna, përfshirë edhe Prishtinën, duke shënuar rikthimin në kryeqytet pas 12 vitesh. Abdixhiku përgëzoi kandidatët dhe ekipet për fitoret në Pejë, Viti, Junik, Dragash, Lipjan, Istog dhe Prishtinë, duke theksuar se rezultatet e këtyre garave janë një sinjal i forcës së partisë dhe përkushtimit të saj.

Ai shprehu mirënjohje edhe për ata që nuk fituan këtë herë, duke vlerësuar punën e tyre me dinjitet dhe përkushtim. Abdixhiku nënvizoi se fitoret e LDK-së janë arritur me ndershmëri, qytetari dhe ide të qarta, pa përdorur aparatin shtetëror ose interesa klanore.

“Ne fitojmë për të bashkuar, jo për të ndarë. Në çdo komunë ku kemi fituar, ne do të jemi qeverisje për të gjithë qytetarët,” deklaroi ai, duke theksuar se pushteti është përgjegjësi, jo privilegj.

Abdixhiku përfundoi fjalimin me mirënjohje për çdo aktivist të LDK-së dhe qytetar që kontribuoi në fitoren e partisë, duke e cilësuar këtë fitore si një moment shprese dhe një fillim të mbarë për Republikën e Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.