
Moderatori i Big Brother VIP Albania shprehu dhimbje dhe solidaritet me familjen e reperit, duke e cilësuar lajmin të kobshëm.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka tronditur publikun dhe figurat e njohura të ekranit shqiptar.
Ndër reagimet më të prekshme ka qenë ai i moderatorit të spektaklit, Ledion Liço, i cili ka ndarë një mesazh ngushëllimi në rrjetin social Instagram.
“I trishtuar nga ky lajm. I kobshëm, për një familje të bukur që pak muaj më parë gëzonte. Bëhuni të fortë, atë do donte dhe engjëlli juaj!”, ka shkruar Liço, duke e shoqëruar postimin me një zemër të bardhë.
Ky reagim i ngrohtë i moderatorit shihet si një shprehje solidariteti ndaj dhimbjes së madhe që ka përfshirë familjen e Gjestit, pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Pejë.



