
Leutrim Ajeti, anëtar i Lëvizjes Vetevendosje!, ka reaguar ndaj një shkrimi të Gazetës Nacionale, e cila kishte shkruar se dy ditë pasi LVV fitoi zgjedhjet, partia kishte bërë përhajr koalicionit me Listën Serbe në Graçanicë. Ajeti i konsideron këto pretendime shpifje të qëllimshme dhe tha se sulmi synon të dëmtojë atë dhe Lëvizjen Vetevendosje!.
Ai sqaroi se nuk ekziston asnjë koalicion me parti të tjera dhe se Ligji për Vetqeverisje Lokale e detyron emërimin e Nënkryetarit për Komunitete në komunat ku komunitetet pakice përbëjnë mbi 10% të popullsisë. Ajeti përmendi nenin 61 të ligjit, ku specifikohet qartë ky detyrim ligjor.



