
Kryetari i Nismës publikon një video në Facebook, ku falënderon mbështetësit dhe thotë se bashkë me ta do të arrijnë të jenë në Kuvend.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka publikuar një video të re në profilin e tij në Facebook, përmes së cilës ka dhënë një mesazh drejtuar qytetarëve. Në videon e shpërndarë nga vetura, Limaj ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, i janë përgjigjur thirrjes së tij për të “çarë rrethimin”.
“Ju që i jeni përgjigjur thirrjes sime ‘ta çajmë rrethimin’, ju faleminderit shumë. Së bashku do ta çajmë rrethimin dhe do të jemi në Kuvend”, është shprehur Limaj



