
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në intervistën për RTK ka deklaruar se Nisma mbetet e përkushtuar ndaj ndryshimit politik në Kosovë.
Sipas Limajt, Nisma ka besuar se bashkimi i forcave politike do të krijonte energji të re elektorale dhe do të sillte ndryshimin e nevojshëm në vend.
“Ka pasur gatishmëri për një listë të përbashkët Nisma–PDK, por koalicioni nuk ndodhi,” ka theksuar ai.
“Nisma është për ndryshim. Kauza jonë është bashkimi nga baza për të krijuar forcë dhe për të sjellë ndryshim real. Objektivi ynë është hyrja në Parlament,” ka deklaruar Limaj, duke shtuar se qytetarët po tregojnë interes dhe entuziazëm për këtë qasje.



