
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas lirimit të ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiut.
Në reagimin e MPJD-së theksohet se akuzat ndaj ish-policit ishin të motivuara politikisht.
Tutje, MPJD-ja ka kërkuar që kjo praktikë e përdorimit të drejtësisë për presion politik të marrë fund.
“MPJD rithekson se akuzat e ngritura nga autoritetet e Serbisë kundër z. Spahiu kanë qenë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova, ndërsa paraburgimi i tij i zgjatur ka shkelur të drejtën për proces të rregullt dhe trajtim të drejtë” – ka shkruar MPJD-ja, ndër të tjera.
Spahiu u lirua të premten nga paraburgimi në Serbi, ku mbahej nën akuza për “vrasje të rëndë” lidhur me ngjarjet në Banjskë të vitit 2023, pasi ishte arrestuar në pikën kufitare mes Serbisë e Hungarisë në qershor të këtij viti.



