
Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, ka pasur një paraqitje televizive.
Kësaj radhe, Lladrovci ka qenë i kujdesshëm në deklarime.
Në RTV Dukagjini, Lladrovci ka treguar se nuk ka pasur asnjë kusht për PDK-në dhe Bedri Hamzën, kandidat i PDK-së për kryeministër.
“Ju siguroj se as unë e as njerëzit e mi nuk kemi vendosur asnjë kusht për Bedri Hamzën. I vetmi objektiv është ta ndihmojmë Bedri Hamzën dhe Partinë Demokratike të dalin sa më fuqishëm kundër Vetëvendosjes,” tha Lladrovci.
Tutje, Lladrovci ka pasur fjalë të zbutura. Madje, Lladrovci e vuri në dispozicion veten, nëse PDK-ja ka nevojë për emrin e tij në listë për deputet.
“A do të jem në list, unë jam kryetar i zgjedhur për katër vjet me kurrgjë nuk e ndërroj pozitën e kryetarit nëse partisë i duhet emri jem me qenë në listë edhe me garu për deputet më ka në dispozicion, edhe nuk kam asnjë kush për atë”, ka theksuar ai.



