Lladrovci reagon teksa numërohen votat: 68 për qind e votave tashmë të numëruara në Drenas

Kryetari i komunës flet për renditjen e deritanishme të kandidatëve, ndërsa procesi i numërimit ende po vazhdon.

Në komunën e Drenasit ka përfunduar numërimi i rreth 68 për qind të votave për kandidatët, ndërsa procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur plotësisht. Në këtë fazë të numërimit ka reaguar edhe kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook.

banner

Duke e cilësuar Drenasin si bastion të Partisë Demokratike të Kosovës, Lladrovci ka theksuar se renditja e deritanishme e kandidatëve, sipas tij, tregon qartë se kush ka punuar me përkushtim me elektoratin besnik dhe kush vetëm është paraqitur kinse po punon.

“Renditja e kandidatëve, nëse lexohet drejt, dëshmon se kush punoi e kush bëhej kinse po punoj me elektoratin besnik në bastion,” ka shkruar Lladrovci.

Ai ka shtuar se vota e qytetarëve të Drenasit do të mund ta bënte edhe më shumë, por se rezultatet përfundimtare do të dihen vetëm pas mbylljes së plotë të numërimit.

Në fund, Lladrovci ka vlerësuar qytetarët e Drenasit si “qytetarë kampionë” dhe ka shprehur respekt për secilën votë të dhënë për PDK-në, të cilën e ka cilësuar si “partinë e heronjve tanë të luftës dhe paqes”, duke bërë thirrje për vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët përpara.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.