Lumir Abdixhiku bën homazhe për 23-vjetorin e vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj

Kryetari i LDK-së së bashku me familjen Zemaj dhe bashkëpunëtorë nderojnë jetën dhe sakrificën e tre shqiptarëve që dhanë gjithçka për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me familjen Zemaj dhe bashkëpunëtorë, bënë homazhe në nder të 23-vjetorit të vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan.

banner

“Në këtë përvjetor të dhimbshëm, kujtojmë me respekt të thellë tre burra që ia kushtuan jetën Kosovës dhe idealit të lirisë. Kolonel Tahir Zemaj ishte një patriot i rrallë, ushtarak vizionar dhe strateg i luftës, i cili me guxim udhëhoqi beteja vendimtare të UÇK-së në Dukagjin kundër regjimit serb, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës sonë,” tha Abdixhiku.

Janari i vitit 2003 mbetet një muaj i trishtuar për Kosovën, kur lajmi për ekzekutimin e Kolonelit Tahir Zemaj, të birit Enisit dhe të kushëririt Hasan Zemaj tronditi opinionin publik. Ata u vranë pabesisht për shkak të përkushtimit të tyre ndaj një Kosove të lirë, demokratike dhe me institucione të forta.

Kolonel Tahir Zemaj, aktivist i hershëm i LDK-së dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, mbetet simbol i sakrificës, i dinjitetit dhe i përkushtimit ndaj atdheut.

Pas 23 vitesh, dhimbja mbetet e hapur për familjen Zemaj dhe për gjithë LDK-në, ndërsa autorët e këtij krimi ende nuk kanë marrë dënimin e merituar.

“Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!” përfundoi Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.