Lumir Abdixhiku falënderon aktivistët dhe qytetarët: Kjo është LDK që kam ëndërruar gjithmonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmbylli fushatën zgjedhore me një mesazh falënderimi për aktivistët, kandidatët dhe qytetarët, duke theksuar se rrugëtimi i LDK-së është një mision për punë, besë dhe shpresë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një mesazh falënderimi dhe reflektimi për gjithë angazhimin e strukturave të partisë dhe qytetarëve në mbarë vendin.

banner

Në një postim në rrjete sociale, Abdixhiku e cilësoi fushatën si “një rrugëtim të jashtëzakonshëm shprese, besimi dhe përkushtimi”, duke falënderuar secilin aktivist që, siç tha ai, “la familjen, miqtë dhe përditshmërinë për t’u bërë pjesë e një ëndrre të madhe”.

“Ju që ecët me ne, derë më derë, lagje më lagje, qytet më qytet, duke përçuar me krenari vizionin tonë për një Kosovë më të mirë – ju jeni shtylla e rrugëtimeve tona,” shkroi Abdixhiku.

Ai falënderoi në veçanti kandidatët e LDK-së nëpër komuna për guximin, idetë dhe dashurinë e tyre ndaj vendit, duke përmendur disa prej tyre me emër: Përparim, Gaz, Sokol, Xhafë, Arbër, Besnik, Ardian, Ruzhdi dhe Bexhet.

Abdixhiku shprehu mirënjohje edhe për qytetarët që, pa dallim bindjesh politike, “hapën dyert e shtëpive, dëgjuan dhe besuan në rrugëtimin e LDK-së”.

“Fushata mund të mbyllet sot, por rrugëtimi ynë vazhdon. Ajo që kemi mes vete nuk është vetëm çështje elektorale, por një mision për një Kosovë të ndërtuar mbi punë, besë e shpresë,” theksoi ai.

Në përmbyllje, kryetari i LDK-së deklaroi se është krenar për familjen politike që përfaqëson dhe për njerëzit që besojnë në vlera e në dritë, pavarësisht sfidave.

“Kjo është LDK që kam ëndërruar gjithëherë; një familje e madhe e njerëzve të mbarë që besojnë në dritë, edhe kur rruga është e gjatë. Dritë do të ketë! Ju zotohem!” përfundoi Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.