Lumir Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim me Albin Kurtin

Kreu i Lidhjës Demokratike të Kosovës nuk u deklarua para mediave; në fokus pritet të jetë çështja e presidentit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

banner

Abdixhiku u tregua i rezervuar para mediave, duke mos dhënë asnjë prononcim lidhur me arsyen e takimit apo qëndrimet e tij politike.

Sipas burimeve politike, temë kryesore e diskutimit mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të jetë çështja e zgjedhjes së presidentit, për të cilën po afrohen afatet kushtetuese.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.