
Kryetari i LDK-së takon mërgatën shqiptare në Zvicër.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë fotografi nga Zvicra, ku është pritur nga mërgata shqiptare në një tubim në qytetin e Grenchenit.
Përmes një postimi, Abdixhiku ka përcjellë përshëndetjet e tij duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të mërgatës për Lidhjen dhe Kosovën: “Të fala nga Mërgata e Lidhjes. ✌️ Zvicër, Grenchen, ju faleminderit!”.
Tubimi u karakterizua nga pjesëmarrje e madhe e bashkatdhetarëve, të cilët shprehën përkrahjen e tyre dhe rolin e rëndësishëm që mërgata vazhdon të ketë në zhvillimet politike dhe shoqërore të vendit.



