
Kreu i LDK-së vlerëson udhëheqjen e qetë dhe përkushtimin e Halitit ndaj qytetarëve, duke e cilësuar fitoren një dëshmi të besimit në LDK.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur urimet e tij për Sokol Halitin pas fitores së tij të radhës në komunën e Vitisë. “Me pritje të ngrohtë e me përplot gëzim, urova Sokol Halitin për fitoren e merituar, të ndërtuar mbi vite pune, përkushtim dhe respekt ndaj qytetarëve të kësaj ane,” ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka theksuar se Sokoli ka qenë gjithmonë një shembull i udhëheqjes së qetë, të matur dhe të vendosur, duke u shndërruar në një model që nderon LDK-në dhe traditën e saj në Viti.
“Fitorja në këtë anë të Anamoravës është pjesë e mozaikut të madh të suksesit tonë në të gjithë Kosovën; një dëshmi se besimi në punë, në vlera dhe në LDK po rikthehet fuqishëm,” tha Abdixhiku, duke uruar ekipin e Halitit dhe duke bërë thirrje për përgatitje për garën e ardhshme.
Ai gjithashtu falënderoi qytetarët për pritjen e madhe dhe mbështetjen e dhënë gjatë vizitës.



