Lumir Avdixhiku: Shpresoj që Zoti më jep forcë, dije e maturi, të ju prijë në këtë garë me dinjitet

Kreu i LDK-së nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm tha se Kosova po kalon momentin më të vështirë pas pavarësisë dhe se LDK është gati të marrë drejtimin e vendit për stabilitet institucional, rikthim euroatlantik dhe zhvillim ekonomik.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Avdixhiku, në një fjalim të gjatë para Këshillit të Përgjithshëm të partisë, deklaroi se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale dhe politike, duke theksuar se LDK është gati të marrë drejtimin e Republikës. Ai u nominua nga Kryesia e partisë si kandidat për kryeministër.

banner

Avdixhiku theksoi se mbledhja e sotme nuk ishte vetëm vendimmarrje partiake, por “një moment i veçantë për fatin e Republikës”, duke akuzuar pushtetin aktual për uzurpim të institucioneve, shkelje të Kushtetutës dhe përplasje të vazhdueshme me partnerët perëndimorë.

Ai përmendi tri shtyllat kryesore të programit të LDK-së: rikthimin e stabilitetit institucional, kthimin e Kosovës në rrugën euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik me fokus në rritjen e pagave, investimet e mëdha dhe modernizimin e shërbimeve publike.

Në fjalën e tij, Avdixhiku u drejtua edhe qytetarëve, mërgatës, mësuesve, mjekëve, bizneseve dhe pensionistëve, duke thënë se vendi ka nevojë për një bashkim të madh dhe për një qeverisje që sjell dinjitet institucional. Ai kritikoi ashpër qeverinë aktuale, duke thënë se vendi është mbajtur peng për muaj të tërë nga një pushtet pa legjitimitet.

“Shpresoj që Zoti më jep forcë, dije e maturi, të ju prijë në këtë garë me dinjitet,” tha ai, duke shtuar se ky është një mision politik dhe kombëtar.

Në fund, Avdixhiku u bëri thirrje anëtarëve të LDK-së dhe gjithë qytetarëve që të bashkohen në këtë betejë politike për ta rikthyer normalitetin në institucionet e Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.