
Jehona Lushaku-Sadriu, shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, ka folur për kërkesën e kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiku për takim me Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së.
Lushaku ka shkruar një status, ku ka komentuar refuzimin publik që ia bëri Haradinaj kësaj kërkese.
Sipas Lushakut, kërkesa e Haradinajt ishte akt i zakonshëm i komunikimit politik.
Postimi i plotë:
Kërkesa e Kryetarit të LDK-së, z. Abdixhiku, për takim dhe diskutim me z. Haradinaj ka qenë një akt i zakonshëm i komunikimit politik dhe institucional, në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit të nevojshëm në rrethanat aktuale.
Fatkeqësisht, në vend të një qasjeje që do të kontribuonte në frymën e bashkëpunimit, kemi parë interpretime që nuk i shërbejnë dialogut të domosdoshëm ndërpartiak.
Besojmë se në momente të rëndësishme për vendin, komunikimi politik duhet të karakterizohet nga maturia, respekti reciprok dhe përgjegjësia publike.



