Lushtaku: Me keqardhje po shohim që jemi drejt zgjedhjeve, përgjegjësia kryesore i mbetet VV-së

Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit.

Lushtaku ka vlerësuar se VV-ja është duke shpërfaqur një lloj arrogance, duke shtuar se “përgjegjësia kryesore i mbetet LVV-së”.

banner

‘’Kemi qenë të vullnetshëm që të bëjmë një zgjidhje të situatës aktuale politike që rrjedh me zgjedhjen e presidentit, kemi qenë pro një kandidati konsensual, por ja që nuk është arrit ajo figurë që të realizohet dhe propozohet, dhe kemi dhanë edhe propozimet tona si PDK.  Fatkeqësisht shohim një lloj arrogance tek shumica parlamentare që është fituese e zgjedhjeve. Përgjegjësia kryesore i mbetet LVV’së’’, ka thënë Lushtaku për media.

Lushtaku nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të reja.

‘’Me keqardhje po shohim që jemi drejt zgjedhjeve të reja, dhe po shohim që Kurti ka qenë me shumë i angazhuar se si t’ia lë fajin opozitës, se sa t’i zgjedh problemet reale të qytetarëve.  Ne çdo iniciativë e shohim të mirëseardhur, por duhet t’i kuptojmë edhe numrat që janë në Kuvendin e Kosovës.  PDK nuk ardh deri të propozimi i asnjë kandidature, ne kemi kandidat të mjaftueshëm, por derisa nuk ka një pajtueshmëri me partinë në pushteti, sigurisht që nuk ka as hapësira as me kandidu, sepse e shohim se është vetëm lojë’’ – ka thënë Lushtaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.