Lushtaku:  S’kemi arsye për t’u takuar me Kurti derisa s’tërhiqet nga kandidaturat për president

Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me temën e presidentit, teksa afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese po vazhdon të rrjedhë.

Sipas Lushtakut, nuk ka arsye që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, të takohet kryeministrin Albin Kurti përderisa nuk tërhiqet ky i fundit nga kandidaturat.

banner

“Nuk kemi asnjë arsye për t’u takuar me zotëri Kurtin derisa nuk kemi tërheqje të kandidaturës, sepse ne e dimë shumë mirë që edhe nëse vendosim që krejt opozita të kemi një kandidat, fitues në raundin e tretë janë ata që kanë vota më shumë e që domosdoshmërisht është në këtë rast Vetëvendosje”, ka thënë Lushtaku, shkruan KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.