
Shkëlzen Maliqi e quajti “arritje maksimale” takimin e Vjosa Osmanit me Sekretarin amerikan të Shtetit, ndërsa e cilësoi “akademike” vizitën e Albin Kurtit.
Publicisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar vizitat në Shtetet e Bashkuara të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Ai u ndal veçanërisht te momenti i shtrëngimit të duarve të presidentes me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të cilin e quajti “arritje maksimale të momentit”.
Në të njëjtën kohë, Maliqi përdori tone ironike ndaj vizitës së kryeministrit në detyrë, për të cilën kishte raportuar mbrëmë Klan Kosova. “Presidentja buzëqeshje e shtrëngim dore me Rubion, salla e pritjeve. Arritje maksimale e momentit. A.K. në USA vizitë ‘akademike’”, shkroi ai në një postim në Facebook.



