
Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion policer në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh, PK-ja ka njoftuar për arrestimin e 14 personave në Gjilan, të cilët dyshohen për dallavere në zgjedhje.
“Më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekur gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.



