Mbledhja e VV-së, Albin Kurti nuk tregon nëse e përkrah Vjosa Osmanin për presidente

Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, që është organi më i lartë partiak.

Në këtë mbledhje, Kurti ka folur për shumë tema, përfshirë kryetemën e zgjedhjes së presidentit të ri.

banner

Kurti ka treguar se takimet me PDK-në dhe LDK-në kanë qenë korrekte, transmeton Gazeta Politika.

Tutje, Kurti vlerësoi se ishte për zgjedhjen e Murat Jasharit si president i Kosovës.

“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë si profesor dhe personalitet si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje gjithë partiake, do të ishte nder për Republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin”- ka thënë Kurti.

Kurti tha se tash PDK-ja ka propozuar një qasje tjetër, duke hapur rrugën për kandidat partiakë për president.

Kurti tha që VV-ja është e gatshme edhe për këtë qasje, ndonëse nuk përmendi ndonjë emër specifik si kandidat të VV-së për president.

“Ne kemi qëndrimin që nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimin, pra gara e hapur ku secili subjekt ka kandidatin apo kandidaten për president, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe VV-ja do ta ketë kandidatin e saj për president” – tha Kurti, pa përmendur emra specifik.

“Ky proces mund të realizohet përmes zgjedhjes së një figure unifikuese, sic do të ishte kandidati Jashari, ose përmes një gare të drejtë dhe demokratike mes kandidatëve të propozuar nga subjektet politike, sipas procedurës kushtetuese. Ne si Lëvizje Vetëvendosje jemi, sepse duhet të jemi të gatshëm për të dyja opsionet” – tha ai, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.