
Pas një sërë dëshmish kyçe, Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave më 15 prill 2025.
Procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në një fazë të re, pasi dëshmitë e të gjithë zyrtarëve ndërkombëtarë të paraparë për këtë periudhë kanë përfunduar.
Pas paraqitjes së dëshmitarëve të parë, në gjykatë u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Menjëherë pas tij, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, gjeneralit Wesley Clark, John Stewart Duncan, dëshmoi më 22 dhe 23 shtator 2025.
Më 30 shtator, nisi dëshmia e James Peter Covey, ish-zëvendës i Bernard Kouchner në administratën e OKB-së në Kosovë, i cili e përfundoi paraqitjen më 2 tetor.
Dëshmitë e radhës u dhanë nga ish-diplomati amerikan Christopher Hill, më 10, 11 dhe 12 nëntor 2025, ndërsa ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee, dëshmoi më 12 dhe 13 nëntor 2025.
I fundit që dëshmoi ishte vetë ish-komandanti i lartë i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Wesley Clark, i cili e dha dëshminë më 17 dhe 18 nëntor 2025.
Me këtë, cikli i dëshmive për këtë fazë të procesit ka përfunduar.
Paralelisht, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.
Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar paraqitjen e provave, duke e mbyllur kështu një fazë të rëndësishme të gjykimit.



