“Më dhemb zemra”: Shumë reagime pas vdekjes së vëllait të Gjestit – çka dihet deri tani?

Humbja e Eldion Kelmendit ka shkaktuar tronditje të madhe dhe ka nxitur reagime të shumta nga komuniteti artistik dhe publik, duke rikujtuar rëndësinë e kujdesit në rrugë dhe solidaritetit njerëzor në momentet më të vështira.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku vëllai i fituesi Big Brother Vip Albania, Gjesti, Eldion Kelmendi, humbi jetën në një aksident trafiku. Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, shkak për aksidentin ishte tejkalimi i shpejtësisë dhe humbja e kontrollit të motoçikletës, e cila u përplas me një veturë. Në motoçikletë ndodheshin dy persona: Eldion Kelmendi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

banner

I tronditur nga lajmi i rëndë, Gjesti ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku emocionet e forta shpërthyen në mënyrën më të dhimbshme. Pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes tregojnë reperin i ulur në tokë, i shokuar dhe i mbytur në lot, duke thirrur me dënesë: “O vëllai jem bre”.

Momente tepër emocionale dëshmojnë dhimbjen e thellë të artistit, ndërsa njerëzit përreth përpiqen ta qetësojnë dhe ta ndihmojnë të ngrihet në këmbë.

Humbja e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e familjes dhe miqve të tij.

Në rrjetet sociale, ndjekësit dhe figura publike kanë shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet e tyre, duke qëndruar pranë Gjesti në këtë moment tragjik të jetës së tij.

Reagimet e artistëve dhe figurave publike

Ledion Liço, moderator i Big Brother VIP Albania, shprehu ngushëllimet e tij të përzemërta.

“I trishtuar nga ky lajm. I kobshëm, për një familje të bukur që pak muaj më parë gëzonte. Bëhuni të fortë, atë do donte dhe engjëlli juaj!

Egli Tako, ish-partnerja e Gjestit, gjithashtu ndau dhimbjen e saj përmes rrjeteve sociale.

Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta… Më dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!

Edhe reperi shqiptar G-Bani ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Pejë të Kosovës, ku humbi jetën vëllai i reperit Gjesti, Eldion Kelmendi.

Me lot në sy, G-Bani ka dërguar ngushëllimet e tij të përzemërta për Gjesti dhe familjen e tij, duke e përshkruar humbjen si të papërballueshme.

Ai njoftoi gjithashtu se ka vendosur të shtyjë publikimin e këngës së tij të re, që ishte planifikuar për sot në orën 19:00, për shkak të tragjedisë:

Ju që prisnit këngën sot, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: ‘Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.’ Edhe sigurisht që nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë.

Ndërsa, aktivistja Zana Avdiu ka theksuar se Kosova po përballet me një gjendje alarmante nga aksidentet rrugore, ku çdo ditë humbin jetë njerëz të rinj.

Sa e rëndë është të lexosh për vdekjen e një të riu, kur shkaku është papërgjegjësia dhe shpejtësia vdekjeprurëse në rrugë,” shkruan Avdiu, duke nënvizuar se këto tragjedi janë thirrje për të gjithë: të kujdesemi, të vozisim me përgjegjësi dhe të ruajmë jetën e njëri-tjetrit.

Prehu në paqe, fëmijë i mirë! 💔 Ngushëllime familjes 🥀,” shton ajo, duke shprehur solidaritetin dhe dhimbjen për familjen e viktimës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.