Mehmetaj kritikon Hamzën për Lladrovcin: Deshtuat qysh në detyrën e parë si kryetar

Gazetari akuzon se prezantimi i Hamzës për Lladrovcin rrezikon besimin dhe transparencën brenda PDK-së.

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj Bedri Hamzës pas promovimit të kandidaturës së tij për zgjedhjet e ardhshme dhe lidhjes së tij me Ramiz Lladrovcin. Mehmetaj e ka kritikuar Hamzën për mënyrën se si ka prezantuar Lladrovcin, duke e paraqitur si një figurë të besueshme, ndërkohë që sipas tij ky i fundit është i përfshirë në skema financiare me prona publike dhe shfrytëzim të ndikimit politik.

banner

Mehmetaj thekson se qytetarët mund të japin mundësi për ndryshim, por liderët duhet të tregojnë se e meritojnë atë besim. Ai akuzon Hamzën se, duke i dhënë mbështetje Lladrovcit, po lejon vazhdimin e planeve që dëmtojnë interesin publik dhe krijojnë kontradikta brenda PDK-së.

Gazetari përfundon duke theksuar se kjo qasje e Hamzës tregon mungesë serioziteti dhe sinqeriteti në politikë, duke rrezikuar integritetin e partisë dhe besimin e qytetarëve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.