
Papa Leo XIV po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, që është vizita e parë e tij jashtë vendit.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Papa Leo ka takuar presidentin turk, Rexhep Tajjip Erdogan, i cili rreshtoi gardën ceremoniale në nderim të Papës.
Duket se Papa Leo ka punuar pak në turqishten e tij, pasi përshëndeti ushtarët turq në gjuhën turke.
“Merhaba asker” – tha Papa Leo, që në shqip i bie “përshëndetje ushtarë”, duke e bërë Erdoganin të buzëqeshte.



