Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgjerimin e BE-së

Kancelari gjerman thotë se përveç Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë, procesi i zgjerimit mund të përfshijë edhe disa vende të tjera, por ende nuk ka një plan konkret.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se zhvillimet dhe ndryshimet globale mund të ndikojnë në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se BE-ja duhet të jetë e përgatitur për një qasje më dinamike ndaj anëtarësimeve të reja.

banner

Në një intervistë për Televizionin Kroat, Merz u shpreh se zgjerimi i ardhshëm nuk do të përfshinte vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, por potencialisht edhe një deri në tre shtete të tjera. Megjithatë, ai theksoi se aktualisht nuk ekziston një zgjidhje apo plan i qartë për këtë proces.

“Po flasim për këtë, por ende nuk kemi një zgjidhje,” deklaroi kancelari gjerman.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, Merz tha se për njohuri më të thella mbi rajonin mbështetet te kryeministri kroat Andrej Plenković, duke vlerësuar përvojën dhe rolin e tij në çështjet rajonale.

Deklarata e Merzit është shpërndarë në rrjetin social X nga Adi Ćerimagić, analist i lartë në Iniciativën Evropiane për Stabilitet (ESI), i cili merret me temat e Ballkanit Perëndimor, zgjerimin e BE-së, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.