Mexhiti e jep lajmin e mirë: 1.5 milion euro për Çairin

Izet Mexhiti, kandidat i Lëvizjës Demokratike për Çairin, ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, ku ka dhënë një lajm të mirë për banorët e kësaj komune.

Mexhiti, që është edhe zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka treguar se në Komunën e Çairit do të investohen 1.5 milionë euro.

banner

Ai ka thënë se ky investim do të transformojë hapësirën sportive në Çair.

“Edhe 1.5 milionë euro për Çairin, për të rinjtë e Çairit, për sportin, për jetën aktive!

Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e Sallës Partizan. Sot isha aty, bashkë me Bekimin, për t’i parë nga afër punimet që po zhvillohen me intensitet.

Ky investim prej 1.5 milionë eurosh do ta transformojë plotësisht këtë hapësirë sportive, duke e kthyer në një qendër moderne dhe funksionale, të denjë për sportistët tanë dhe për gjeneratat e reja” – ka shkruar Mexhiti, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.