Mexhiti i reagon Ahmetit: Pse nuk e përmende botën serbe, kur familjarët tu dolën lobistë të bizneseve serbe?

Zv/kryeministri dhe kandidati për Çair reagon ndaj deklaratave të kryetarit të BDI-së, duke akuzuar familjarët e tij për lidhje me bizneset serbe.

Zv/kryeministri i parë dhe kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar sërish lidhur me sulmet e kreut të BDI-së ndaj zyrtarëve shqiptarë në qeveri.

banner

Ahmeti po e ndjen humbjen. Thirrjet e fundit janë nervozë. Ai foli gjithçka në hapjen e fushatës, por nuk foli për atë që ka folur gjatë një viti”, tha Mexhiti.

Ahmeti dhe tjerët rreth tij kanë folur gjatë një viti për botën serbe, por mbrëmë gjatë konventës nuk ka thënë asnjë fjalë që familjarët e tij po dalin lobistë të bizneseve serbe në Maqedoni”, tha Mexhiti.

Ju kujtojmë se Ahmeti gjatë konventës së Aleancës Kombëtare për Integrim, kryeministrin maqedon, Hristjan Mickoski e ka quajtur “trim mbi trima”, ndërsa pjesën shqiptare të qeverisë e ka quajtur “zagarë”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.