
Izet Mexhiti ka shpallur zyrtarisht rikandidimin për kryetar të Komunës së Çairit. Në një mesazh të shkurtër dhe emocional, ai falënderoi qytetarët për mbështetjen.
“Çairi është thirrje që nuk e refuzoj. Është obligim që e marr me përulësi,” shkroi Mexhiti.
Ai theksoi se ka lënë Qeverinë për t’u kthyer te njerëzit e tij, duke e cilësuar këtë si zgjedhje të drejtë.
“Çairi meriton kryetar që është gjithmonë pranë popullit,” shtoi ai. Postimin e mbylli me fjalët:
“Fitore. Për Çairin. Na qoftë për hajr!”



