
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se partia nacionaliste “Levica” po ndihmon Ali Ahmetin dhe BDI-në në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 nëntor.
Ai e argumentoi mendimin e tij duke shpjeguar se kandidaturat e “E Majtës” në Tetovë, Gostivar dhe Strugë janë një strategji për të shpërndarë votat anti-BDI dhe për t’i dhënë një avantazh partisë së Ahmetit. Pra, sipas tij, “Levica” synon të marrë votat e maqedonasëve anti-BDI në qendrat me shumicë shqiptare.
Kjo është një mënyrë tjetër për t’i hedhur një litar shpëtimi Ali Ahmetit dhe BDI-së. Pse? Këtu do të jap një shembull shumë të thjeshtë në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë. Nëse ata vërtet po konkurrojnë për të fituar, dhe nuk kanë as një shans teorik për të fituar atje, në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, pse nuk e paraqesin kandidatin e tyre, le të themi në Veles? Pse nuk e paraqesin kandidatin e tyre në Shtip? Anëtarët më me ndikim të udhëheqjes së partisë politike vijnë nga atje, ku ata kanë gjasa të vërteta për të konkurruar dhe fituar. Pse pikërisht në Tetovë? Pse pikërisht në Gostivar dhe Strugë ku as populli i Tetovës, as populli i Gostivarit dhe as populli i Strugës nuk do të votojnë për një parti të quajtur BDI. Cili është qëllimi i tyre? Qëllimi i tyre është të shpërndajnë votat anti-BDI. Ky është thelbi. Të zvogëlojnë forcën e votave anti-BDI, në mënyrë që BDI të dalë në përparësi në raundin e parë”, theksoi Mickoski.
Ai gjithashtu theksoi se kjo lojë do të njihet nga qytetarët dhe Levica nuk do ta arrijë këtë qëllim.
“Qytetarët do ta shohin këtë dhe e vërej ë tashmë, se qëllimi ynë në këto zgjedhje është që BDI-ja e pafuqishme të mposhtet dhe të përjashtohet përgjithmonë nga skena politike në Maqedoni. Ky është thelbi i këtyre zgjedhjeve. Dhe duhet të mposhtet, por kemi këta njerëz nga Levica që po përpiqen të ndihmojnë BDI-në dhe po u hedhin një litar shpëtimi”, theksoi Mickoski.



