Milaim Zeka: Vjosa Osmani më e rrezikshme se Kurti

Analisti kritikon heshtjen e presidentes Osmani, duke theksuar se kjo po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Kosova Live, ku ka krahasuar rolin politik të presidentes Vjosa Osmani me atë të kryeministrit Albin Kurti.

banner

Sipas Zekës, Osmani është treguar “një milion herë më e rrezikshme se Kurti”, pasi shpesh ka qëndruar e heshtur dhe nuk ka reaguar, edhe kur Kurti ka marrë vendime që, sipas tij, kanë qenë në dëm të raporteve të Kosovës me SHBA-në.

“Kurti ka bërë gjëra që nuk kanë qenë në favor të Kosovës, sidomos për marrëdhëniet me amerikanët. Por, për mua, edhe më problematike është fakti që presidentja ka heshtur. Ky është rreziku i saj më i madh politik”, tha Zeka.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur raportet diplomatike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë bërë temë diskutimi publik, duke nxitur debate për rolin e institucioneve shtetërore në menaxhimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.