
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha se aktualisht nuk ka “asnjë komunikim” me Shtetet e Bashkuara në një intervistë për NBC Neës.
Ai shtoi se “nëse amerikanët duan të bisedojnë me ne, ata e dinë si mund të më kontaktojnë mua”, duke theksuar se Irani është “i gatshëm për de-eskalim”, por që sulmet e SHBA-së dhe Izraelit duhet të ndalen së pari.
Araqchi tha se sulmet e fundit ishin “të paprovokuara” dhe “të paligjshme”, dhe përsëriti se Irani është i aftë të mbrohet pa ndihmë nga jashtë.



