MINT-i vendos çmimet maksimale, nafta 1.91€ për litër e benzina 1.44€

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar të shtunën se ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun vendor.

Sipas vendimit, çmimet maksimale të lejuara në tregun vendor sipas të dhënave aktuale janë nafta 1.91 euro për litër, ndërsa benzina 1.44 euro për litër.

banner

“Vendimi parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore, si dhe koordinim me Autoritetin e Konkurrencës”, thuhet në njoftimin e Kusari-Lilës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.