
Rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për mbrojtjen e viktimave dhe për të vërtetën historike të luftës, është miratuar në Kuvend të premten.
Rezoluta i ka marrë 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Në këtë rezolutë përfshihet edhe pika për inicimin e dënimit të atyre që mohojnë ose minimizojnë krimet serbe.
Propozimi i kësaj rezolute erdhi pas ekspozitës në sheshin e Prishtinës e cila pasqyroi të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë.



