“Mirë se vjen!”: Artisja e njohur Adelina Thaçi i bashkohet LDK-së – Abdixhiku e mirëpret në seli

Kryetari i LDK-së e konsideron aderimin e artistes një përforcim të rëndësishëm për partinë.

Artistja e njohur kosovare, Adelina Thaçi Meta, i është bashkuar sot Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u mirëprit nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Ky i fundit ka shkruar për ardhjen e saj duke e vlerësuar si një aset të çmuar dhe si një personalitet që i shton partisë profesionalizëm, integritet dhe reputacion.

banner

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka theksuar rolin e rëndësishëm që ka pasur Adelina në skenën muzikore shqiptare për më shumë se dy dekada, duke nënvizuar se profili i saj artistik dhe akademik e nderon partinë dhe i jep energji të re një projekti politik që synon zhvillim dhe kulturë më të avancuar në vend.

Në muzikën pop, Adelina është artiste fituese e shumë çmimeve të para në festivale prestigjioze në Kosovë e Shqipëri, me tri albume e dhjetëra këngë e videoprojekte të suksesshme. Si trajnere vokale dhe themeluese e Ansamblit Vokal “Zanat”, ajo ka kontribuar në rritjen e brezave të rinj të artistëve dhe në promovimin e vlerave tona kulturore e muzikore në vend dhe jashtë tij.

Sot, Adelina Thaçi Meta hap një kapitull të ri të angazhimit qytetar e politik. Ajo i bashkohet LDK-së duke sjellë me vete profesionalizëm, integritet, humanizëm dhe një reputacion që na nderon”, ka shkruar Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.