
Pas fitores së LDK-së në kryeqytet dhe humbjes së PDK-së në Mitrovicë, situata politike ndryshon rrënjësisht.
Gazetari Mirlind Behluli thotë se fitoret dhe humbjet e fundit të zgjedhjeve lokale tregojnë se pozitat e partive kryesore në Kosovë po ndryshojnë.
Ndërsa Bedri Hamza humbi në Mitrovicë, Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja arritën të fitojnë Prishtinën, qytetin kyç në skenën politike.
Behluli thekson se “nga dje, Lumiri është lideri i opozitës. Logjika është shumë e thjeshtë: Prishtina për Lumirin është ajo që Mitrovica ka qenë për Albinin dhe Bedriun”.
Gazetari nënvizon se fitorja e Abdixhikut në Prishtinë e vendos LDK-në në pozitën më të fortë opozitare, duke e rikthyer partinë si aktor kryesor në kryeqytet.
“Fitorja në kryeqytet është një fitore krejt tjetër. Prishtina u kthy në një qytet opozitar, në krye me Lumirin”, thotë Behluli. Përkundër pritshmërive të mëparshme dhe interpretimeve të analistëve, rezultatet tregojnë se LDK-ja ka rikthyer besimin e qytetarëve dhe ka kapërcyer rivalitetet historike me VV-në.
Situata është po aq e qartë edhe për PDK-në. Fitorja e Ramës dhe humbja e Tahirin në Mitrovicë tregojnë nevojën për ndryshim të liderëve dhe strategjive brenda partisë.
Behluli thekson se kjo ndryshon radikalisht skenën politike dhe vendos Lumirin në pozicion të fortë për garën e ardhshme për kryeministër.



