Molliqaj: Dënimi i luftës së UÇK-së ishte paracaktuar me raportin e Dick Martyt

Kreu i PSD-së kritikon ashpër Dhomat e Specializuara gjatë emisionit “DPT me Fidanin”.

Teksa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po i afrohet epilogut, Prishtina u bë sot epiqendra e reagimit qytetar përmes protestës masive me moton “Drejtësi, JO Politikë”.

banner

Në një intervistë në emisionin “DPT me Fidanin”, kreu i Partia Socialdemokrate e Kosovës, Dardan Molliqaj, përdori tone të ashpra ndaj Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke i cilësuar ato si institucion të orientuar kundër UÇK-së.

Sipas Molliqajt, ajo që po ndodh në Hagë nuk është rezultat i procesit aktual gjyqësor, por një vendim i parapërcaktuar para themelimit zyrtar të gjykatës.

“Pak a shumë në momentin kur është votuar raporti i Dick Marty, pastaj edhe (raporti i) Clint Williamson, aty është e qartë që është vendosur se do të ketë dënim dhe përndjekje për këtë punë”, tha ai ndër të tjera.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.