Moti me borë, vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve të cilat çojnë në pikëkalimet kufitare.

Sipas njoftimit, të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç në dy në të cilat paraqitet situatë më e vështirë për shkak të ngricave, shkruan KOHA.

banner

Rruga Prishtinë-Mutivodë, është e kalueshme por me vështirësi, ndërkaq rruga Pejë-Kullë është e kalueshme vetëm për automjete të vogla.

Sipas informatave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk ka pritje në asnjërën prej pikave kufitare.

Fotoja në ballinë është ilustruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.