Mulla Osmani kundërshton Rrahmanin e PDK-së rreth xhamisë së Ibrit: Pas shamisë, e paske gjetë vegzen për me mbijetu si deputet

Osman Musliu, hoxhë i njohur nga Drenica, i ka komentuar Eman Rrahmanit, deputet i PDK-së, në një video-status në lidhje me rindërtimin e Xhamisë së Ibrit.

Mulla Osmani, sikurse njihet hoxhë Musliu, e ka shpërndarë videon e Rrahmanit, ku ka shkruar një kritike goxha të ashpër.

banner

Osmani ka vlerësuar se ky propozim i Rrahmanit do të jetë “sebep” për t’u mos u rindërtuar xhamia e Ibrit.

“Ti e soji yt që deri dje as andërr nuk e keni pa Veriun e Xhaminë e Ibrit, sot qenkeni ngritë kinse me nis ndërtimin e xhamisë e kështu me u shndërru në protagonistë, në një prcoes të nisur nga tjetër kush. E krejt këtë e bëni ose nga mosdija ose nga idiotllëku apo ndoshta edhe me qëllime të ndyta e interesa të ngushta” – ka shkruar Osmani, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.