Musliu fyen Gërvallën, Sveçlën e Haxhiun: E ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka shkruar një status, në të cilën ka pasur një togfjalësh të ashpër dhe fyes ndaj tri figurave të pushtetit, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu.

Duke komentuar videon e treshës nga Vlora, Musliu ka shkruar se “e ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur”.

banner

“E ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur. Shkojnë për të festuar festën kombëtare, e përfundojnë duke ju përgjëruar mergatës për shpëtim.

Këta nuk respektojnë as festat kombëtare, as dasmat, as mortet, as mergatën, as Kosovën, as Shqipërinë.

Këta mashtrues e manipulues, këta zhylla e shkatërrues. Këta vrasës të shpresës  e të ardhmes se këtij vendi” – ka shkruar Musliu, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.