
Deputetja e PDK-së kritikon nënkryetaren e Kuvendit për mosreagim ndaj zhvillimeve të fundit për rastin Dehari.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur një pyetje publike ndaj ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila aktualisht mban postin e nënkryetares së Kuvendit. Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka kritikuar Haxhiun për, siç e quan ajo, heshtjen e saj lidhur me rastin e Astrit Deharit.
“Albulena Haxhiu, pse po hesht për rastin e Astrit Deharit”, ka shkruar Musliu, duke nënkuptuar se deputetja e Vetëvendosjes nuk po mban më qëndrimet e dikurshme publike për këtë rast.



