Mustafa: Deri tash nuk ka asnjë emër për president, zgjedhjet janë të evitueshme

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se deri tash në takimet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka mbajtur me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka asnjë emër që është diskutuar për postin e presidentit. Megjithatë, ai ka vlerësuar se në ditët e fundit ende mund të ketë shmangie të zgjedhjeve.

Në deklaratën pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Mustafa ka thënë se janë dy opsione, ose konsensus i gjerë politik me pajtim të të gjitha partive për një kandidat apo marrëveshje politike klasike mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

banner
Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.