
Isa Mustafa, ish-kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me rugovizmin e Vjosa Osmanit, presidente e tanishme e Kosovës.
Në një intervistë për Kosovapress, Mustafa ka kundërshtuar Ukë Rugovën, djali i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, në lidhje me deklaratën se Osmani është rugoviste.
“Ukë Rugova së pari duhet të sqarojë çka është Rugovizmi. A është sjellja e zonjës Osmani, sjellja e Ibrahim Rugovës? Unë mund të them jo. Unë e njoh Rugovën…. Tash në qoftë se Ukë Rugova, djali i Ibrahim Rugovës, thotë se është rugoviste, atëherë pse rugovistja e Ukë Rugovës e shkatërroi LDK-në?” – tha ai.



