Nagavci ia kthen Osmanit: Është për keqardhje, trego kush janë “njerëzit e rrezikshëm”

Shefja e grupit parlamentar të VV-së thotë se presidentja ka obligim institucional dhe kushtetues të sqarojë deklaratat e saj.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, duke kërkuar që ajo të sqarojë se kujt i referohet kur flet për “njerëz me qëllime të rrezikshme”.

banner

Nagavci tha se është për keqardhje mënyra se si presidentja ka bërë këto deklarata, duke shtuar se Osmani ka obligim institucional dhe kushtetues që të tregojë me emra dhe mbiemra se për kë bëhet fjalë.

“Zonja Osmani që vazhdon të jetë presidente, ka obligim institucional e kushtetues, personal, të tregojë me emra e mbiemra kush janë këta njerëz të rrezikshëm. Është mirë të tregojë nëse ka qenë në njohuri të këtyre planeve dhe çka ka ndërmarrë ajo për t’i parandaluar. Është për keqardhje”, ka deklaruar Nagavci.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.